Ballina Lajme Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc organizon turnir humanitar në futboll të...

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc organizon turnir humanitar në futboll të vogël

SHPËRNDAJE

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc do të organizoj turnir humanitar në futboll të vogël, ku mjetet e  tubuara, fituesi i turnirit e ka të drejtën të i destinoj tek ajo familje  apo tek ato  familje ku më së shumti kanë nevojë.

 

 

 

 

 

 

 

Paraqitja e ekipeve bëhet deri më 4 korrik 2018.

Hedhja e shortit do të bëhet deri ditën e premte më  6 korrik 2018, ora 12:00 në  zyrën  e  KBI-së në Bujanoc, afër objektit  të  RTV “SPEKTRIT”.

Lojërat zhvillohen ditën e shtunë, më  7 korrik 2018,në fushën sportive”PIPA” në Tërrnoc,me pronar Izir Taipi,i cili qysh në start filloi me bamirësi,duke e liruar fushën e sportit pa pagesë.

Sistemi 5+1, me eliminim pagesa për një ekip 2000 din.
Sponzor medial RTV”SPEKTRI”.

Sponzor i kupave për fituesin e turnirit dhe lojtarin më të mirë do të jetë ëmbëltorja “Kanita”-Tërnoc,me pronar Sehar Ebibi.

Gjithashtu do të vendoset edhe shporta e humanitetit./jetapres/