Ballina Lajme NË BUJNAOC PROMOVOHET PROJEKTI NACIONAL I KOSOVËS

NË BUJNAOC PROMOVOHET PROJEKTI NACIONAL I KOSOVËS

SHPËRNDAJE

Të enjten e 28 qershorit, një delegacion nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, qëndroi për një vizitë pune në Komunën e Bujanocit.

Zëvendës-ministri Rexhep Hoti, më bashkëpunëtorët e tij, fillimisht e vizituan të parin e komunës Shaip Kamberin, pastaj me radhë vizituan Këshillin Kombëtar Shqiptar, në krye me Shukri Ymerin, drejtorin e Pallatit të Kulturës, drejtorin Jetmir Ismaili, si dhe përfaqësuesit e organizatës “Shpresa”.

 Qëllimi i këtij takimi sipas z/ministrit Hoti, ishte shpalosja e projektit nacional të Kosovës të garave në kulturë, sport e arsim, që përfshin brezin parashkollor. “Ka ardhur koha që bashkëpunimi i jonë të filloj në drejtim të sportit, diturisë dhe në kërkimin e kreativiteti kulturor”, u shpreh z. Hoti.

Duke falënderuar vizitën e delegacionit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, mirëpriti iniciativat e re të bashkëpunimit.

“Komuna e Bujanocit është përzgjedhur si komuna e parë e promovimit të projektit nacional të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të përkrahim çdo iniciativë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës në fushën e kulturës dhe çështjet tjera në interes të përgjithshëm”, theksoi Kamberi.

Delegacioni nga Kosova, vazhdoi vizitën në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Shtëpinë e Kulturës dhe Organizatën “Shpresa”, duke promovuar iniciativën e projektit nacional të Kosovës, në kërkim të kreativitetit të përbashkët kulturor, projekt ky që u mirëprit nga të gjithë./jetpress/