Ballina Lajme “MEDINVEST” HAP KONKURS PËR FABRIKËN E RE TË ÇORAPEVE NË MEDVEGJË

“MEDINVEST” HAP KONKURS PËR FABRIKËN E RE TË ÇORAPEVE NË MEDVEGJË

SHPËRNDAJE

Kompania shqiptaro-italiane, “MEDINVESTGROUP”, ka shpall konkurs, për pranimin e 140 punëtorëve në fabrikën e re të çorapeve e cila do të hapet së shpejti në Medvegjë.

Kjo kompani gjigande, e inicuar nga bashkatdhetari medvegjas, Muharrem Salihu, është në fazën e fundit të nisjes së prodhimit të një brendi të ri të çorapeve, gjë që do të krijonte potencial të vazhdueshëm punësimi në Medvegjë.
Në një prononcim për Lugina-Lajm, investitori Muharrem Salihu, që jeton dhe vepron në Venedik të Italisë, deklaroi se: “Kompania MEDINVEST, fillimisht po ofron mundësinë e punësimit të 140 punëtorëve të rinjë. Por, deri në fazën e fundit, në ketë fabrikë, pritet të punësohen deri 500 punëtorë, me kualifikime të ndryshme” – deklaroi Salihu.

Biznesmeni medvegjas, potencoi se, pagat në ketë fabrikë do të jenë mbi ato standarde në Serbi.

“Pagat që ne do t’i ofrojmë janë nga 400 deri në 2000 euro. Varësisht nga pozita dhe kualifikimi i punëtorëve” – tha Salihu, i njohur në Itali edhe me emrin Marco Saljihu.

Aktualisht, kjo kompani nga Medvegja, ofron mundësi punësimi si:

  • 100 Punonjës prodhimi
  • 30 Punonjës gjysmë të kualifikuar
  • 10 Teknikë të makinave të qepjes

Më poshtë ju sjellim linkun, ku të interesuarit mund të aplikojnë online për punë:

http://medinvestgroup.net/index.php/mundesi-punesimi/?lang=sq

Kush është Fabrika e re e prodhimin e çorapeve për burra dhe gra?!

 

Shoqëria “MEDINVEST” ka vendosur të rikuperojë një impiant të mëparshëm të prodhimit të tekstilit, i braktisur prej dekadash. Objektivi ynë nuk është vetëm rikuperimi i një ndërtese me arkitekturë industriale të viteve të gjashtëdhjeta, por edhe hapja e vendeve të reja të punës, për t’u dhënë mundësi të rinjve medvegjas për punë të qëndrueshme në vendlindje, si dhe për të ndikuar në mënyrë modeste në frenimin e braktisjes së trojeve dhe shpopullimit të zonës, proces i nisur vite më parë, në kohën e trishtë të luftës në ish-Jugosllavi.

Ndërtesa e fabrikës është ristrukturuar në bazë të konceptit të kursimit të energjisë, të riciklimit të ajrit të ngrohtë për ta përdorur për ngrohje dhe të riciklimit të mbeturinave për t’i transferuar më pas në burime. Në këtë mënyrë, ne kemi realizuar një fabrikë me ngrohje dhe ftohje gjeotermike, me xhama dopio, me maksimumin e ndriçimit të mundshëm natyror, me dysheme druri dhe një kohësisht me mundësinë për ripërdorimin e fijeve të mbetura.

Fabrika e re do të prodhojë çorape për burra dhe për gra, të shkurtra dhe të gjata, me përbërje pambuku, leshi, me fije sintetike, të cilat mund të përdoren si në sport edhe në përditshmëri. Makinat janë të teknikës dhe teknologjisë më të fundit, për të mundësuar prodhimin e çorapeve me cilësi të lartë, por ka edhe makina të thjeshta për prodhimet bazike. Makineritë janë instaluar sipas të gjitha kritereve moderne të instalimit dhe në respektim të mirëqenies dhe mbrojtjes së punonjësve.

Produktet tona do të hekurosen në mënyrë natyrale, duke përdorur avull të mbushur me material të blerë në vendet fqinje. Në brendësi të fabrikës do të ndërtojmë edhe qendrën tonë të kërkimit, zhvillimit dhe stilit, e cila do të drejtohet nga të rinj të talentuar dhe të përzgjedhur, të cilët duke ju bashkuar përvojës së drejtuesve të prodhimit do të jenë në gjendje të propozojnë dhe realizojnë çorapet e së ardhmes.
Objektivi ynë final është të krijojmë në Medvegjë një qendër të prodhimit të çorapeve, marka e të cilave të njihet në Serbi dhe në mbarë botën e tekstileve evropiane.