![GettyImages-892053070-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2018/07/GettyImages-892053070-780x439.jpg)
Një nga qendrat më të mira në NBA, DeMarcus Cousins, ka nënshkruar një kontratë me kampionin e NBA-së.
Basketbollisti amerikan pasi është shëruar nga lëndimi i tendinit të Akilit, ka arritur marrëveshje njëvjeçare me Golden State Warriors, ku do të ketë pagë vjetore prej 5.3 milionë dollarëve.
Ardhja e lojtarit në ekipin më të fortë të ligës numër një në botë të basketbollit mund të mos vërehet pasi që klubi ka në radhët e veta Stephen Curryn, Klay Thompsonin, Kevin Durantin dhe Draymond Green.
DeMarcus Cousins (Getty Images)
“Luftëtarët” janë vetëm ekipi i gjashtë në historinë e NBA dhe i pari që nga sezoni 1975/76, i cili ka pesë lojtarë të ndeshjes së sezonin paraprak të All-Star.
Theksojmë se 27-vjeçari te New Orleans Pelicans ka pasur një mesatare prej 25.2 pikëve, 12.9 kërcime dhe 5.4 asistime ndërsa ka efikasitet prej 35.4 për qind sa i përket gjuajtjeve për tre pikë.
Mediat thonë se Cousins zgjodhi Warriorsit para Boston Celtics pasi që dëshiron të fitojë një titull të kampionit të NBA-së.
Kështu, pavarësisht ardhjes së LeBron James në Los Angeles Lakers, Warriors do të vazhdojnë të jenë një ndër favoritët kryesor për titullin e kampionit. /Telegrafi/