Ballina Publicitet Edhe një spekulim, David dhe Victoria i japin fund martesës njëzetvjeçare

Edhe një spekulim, David dhe Victoria i japin fund martesës njëzetvjeçare

SHPËRNDAJE

Sërish edhe një raportim se i kanë dhënë fund romancës së tyre dydekadëshe.

Victoria dhe David Beckham janë të martuar që njëzet vjet dhe duke gjykuar nga shkrimet e sotme të mediave, dashuria e tyre dhe jeta e përbashkët u ka ardhur fundi.

Një burim i afërt me familjen e Beckham, ka pohuar për TMZ se çifti bashkëshortor nuk jetojnë më së bashku.

David Beckham dhe Victoria Beckham (Getty Images)

Victoria është vazhdimisht e zënë, kujdeset për katër fëmijë, udhëhequr linjën e saj të modës dhe përveç kësaj, përpiqet të mbajë një imazh të mirë për vetën në publik.

Por, mbetet të shihet se sa të vërteta janë këto raportime sepse javë më parë kishte pohuar se është e lumtur në krah të ish-futbollistit të Mancehster Untiedit dhe Real Madridit.

“Po bëj shumë përpjekje për të qenë nëna më e mirë, gruaja më e mirë dhe më e mira në botën e biznesit. Sapo të kthehem në shtëpi, largoj telefonin prej dorës në mënyrë që të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët dhe Davidin”, kishte thën Victoria për “Touch Weekly”.

Ndryshe, Beckham dhe Victoria janë duke punuar në projekte të ndryshme në fushat biznesore. /Telegrafi/