Ballina Sport SHEFAT ISUFI MBRON PËR HERË TË DYTË TITULLIN E KAMPIONIT INTERKONTINENTAL

SHEFAT ISUFI MBRON PËR HERË TË DYTË TITULLIN E KAMPIONIT INTERKONTINENTAL

SHPËRNDAJE

Boksieri i mirënjohur shqiptar, I kategorisë super të mesme në boksin profesionist, Shefat Isufi, kampion interkontinenal në boks, për herë të dytë do ta mbrojë këtë titull, më 21 korrik 2018, në Munih të Gjermanisë.
Kundërshtar i tij kësaj radhe do të jetë Muhamed El Achi mga Belgjika i cili jeton në Francë.
Deri më tash, sfiduesi i Shefatit, Achi, ka zhvilluar 19 duele prej të cilave, 14 i ka fituar kurse vetëm një e ka humbur dhe, tri herë ka barazuar.
Ndryshe nga ai, Shefat Isufi ka të zhvilluara gjithsejt 31 duele, nga të cilat, 26 i ka të fituara, tri të humbura dhe, vetëm dy duele kanë përfunduar me barazim.
I kontaktuar nga “Kampionët shqiptarë”, Shefat Isufi ndihet i sigurtë para këtij meçi, falë përgatitjes dhe formës momentale të cilën e ka ruajtur në vazhdimësi që kur e ka fituar këtë titull./jetapress/