![Cazime2-e1531905052543-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2018/07/Cazime2-e1531905052543-780x439.jpg)
Në vitin 1963, një artist i fotografisë nga Beogradi, kishte shkrepur një foto ikonike në Prizren. Në të ishte 15-vjeçarja Çazime Leskovci (Leskovçalı).
E lindur në vitin 1948, më 1963 merrej me valle dhje me teatër. Fotoja është shprekur në një mëhallë në pjesën e nënkalasë së Prizrenit.
“As që mendova se kjo foto do të radhitet në listën e fotove ikonë të Kosovës. Fotoja ime përveç se ishte përdorur në të gjitha aktivitete kulturore të Jugosllavisë së atëhershme, kishte zënë vend edhe ne katalogët e ndryshëm të magazinave ndërkombëtare. Për këtë foto nuk kërkova ndonjë pagesë”, thotë ajo. /EnisTabak/Gazetaere.com/