Ballina Sport MALDINI ZËVENDËS-PRESIDENT I MILANIT

MALDINI ZËVENDËS-PRESIDENT I MILANIT

SHPËRNDAJE

Legjendës së Milanit, Paolo Maldinit, mund t’i ofrohet pozita e zëvendës-presidentit nga pronarët e rinj, shkruan gazeta Corriere Della Sera.

Edhe pse Maldini, ditët e fundit, e ka mohuar kthimin e tij te kuqezinjtë, raportohet se pronarët e rinj janë duke përgatitur një ofertë të re, të cilën Maldini nuk do të mund ta refuzonte.

“Ai mund të jetë zëvendës-president ose menaxher i përgjithshëm ose drejtor sportiv. Do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të”, ka thënë një burim nga klubi italian.