Ballina Sport Pogba kthehet te Juve, Pjanici largohet?

Pogba kthehet te Juve, Pjanici largohet?

SHPËRNDAJE

Juventusi është duke u angazhuar për një tjetër transferim të madh, ndërsa Paul Pogba është opsioni i preferuar – raporton Corriere dello Sport.

Bianconerët e kanë fituar shtatë herë radhazi kampionatin italian, mirëpo presidenti Andrea Agnelli dhe shefi ekzekutiv, Giuseppe Marotta, e duan një skuadër që do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Paul Pogba si lojtar i Juves (Foto: Getty Images)

Zonja e Vjetër tashmë e ka bërë transferimin më të madh të kësaj vere, duke nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Real Madridi.

Por, Juve dëshiron edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm në mesfushë dhe është fjala për mesfushorin e Manchester Unitedit, i cili e ka veshur fanellën bardhezi gjatë viteve 2012-2016.

Alternativa të Pogbas janë Sergej Milinkovic-Savic (Lazio) dhe Adrien Rabiot (Paris Saint-Germain).

Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala (Foto: Getty Images)

Në ndërkohë vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Miralem Pjanicit, i cili kërkohet nga shumë klube evropiane.

Juve nuk dëshiron ta shesë boshnjakun, mirëpo udhëheqësit e klubit do të pranonin oferta prej afro 100 milionë eurosh për të. /Telegrafi/