Ballina Sport Bonucci te Juve, mund të ndodh vetëm nëse mbrojtësi i plotëson dy...

Bonucci te Juve, mund të ndodh vetëm nëse mbrojtësi i plotëson dy kushte

SHPËRNDAJE

Nisi si një thashetheme i afati kalimtar, por tashmë gjithçka ka marr formë dhe kthimi i Leonardo Bonuccit te Juventusi po bëhet realitet.  

Milani e Juventusi tashmë kanë filluar bisedimet.

Kuqezinjtë kanë shprehur dëshirë për mbrojtësin e talentuar italian, Matia Caldara.

Në anën tjetër Juventusi më shumë preferon të ofrojë emra si Gonzalo Higuain, Medhi Bentia dhe Marko Pjaca.

Leonardo Bonucci te Juventusi (Getty Images)

Juventusi i ka vënë kushte dy kushte Bonuccit për rikthim, shkruan Tuttosport.

Njëri ka të bëjë me karakteribn ekonomik e tjetri me atë moral.

Bonuci ka një pagë prej 7.5 milionë euro, që shkon deri në 10 milionë me bonuse, ndërsa Juventusi kërkon nga që ta reduktojë në 5 milionë euro.

Bonucci ka fituar shumë trofe me Juventusin (Getty)

Së dyti, Juventusi i ka kërkuar lojtarit të kërkojë falje ndaj tifozëve, sidomos për festimin e golit të shënuar në Torino.

Mbetet vetëm pajtimi me         tifozët pasi me Max Allegrin ka ndodhur, i cili e ka dhënë dritën e gjelbër që lojtari të kthehet. /Telegrafi/