Ballina Aktuale Myftiu Saqipi, mori pjesë në seminarin për çështjet fetare të Ambasadës së...

Myftiu Saqipi, mori pjesë në seminarin për çështjet fetare të Ambasadës së Arabisë Saudite në Beograd

SHPËRNDAJE

Seminari dyditor në Beograd, i organizuar nga Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi dhe Ambasada e Arabisë Saudite, gjatë të martës dhe të mërkurës së 24 e 25 korrikut, i përmbylli punimet me sukses në nivel të ekspertëve rreth aftësisë së mbajtjes së Hytbes.

Seminarin e konsideroi të hapur kryetari i Rijasetit, dr. Sead ef. Nasufoviq dhe dr. Abdul Mexhid El Gajs, atashe për çështjet fetare dhe drejtor i zyrës për çështjet fetare në Ambasadën e Arabisë Saudite, në të cilin ishte i pranishëm edhe Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, z/reis i Rijasetit të BIS në Serbi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Jetapress, mëson se në ditën e parë të seminarit u zhvilluan katër seanca me ligjëruesit: Muhamed Ibn Abdulaziz el Matrudi, Hani Ibn Salim el Harisi dhe Sea def. Nasufoviq, të cilët trajtuan disa tema që kishin për qëllim përcaktimin, objektivat dhe të mirat e Hytbes, lloj i fjalimit, rëndësia e informacionit dhe burimet e tjera nga të cilat Hytba është përgatitur.

Seminari i vazhdoi punimet të mërkurën e 25 korrikut me ligjëratat e ekspertëve në fushën e disiplinave shkencore të çështjeve fetare e posaçërisht rreth aftësisë së mbajtjes së Hytbes.

Myftiu Saqipi, gjatë këtij seminari të rëndësishëm pati rasti të bisedoj me atasheun për çështjet fetare dhe drejtorin e zyrës për çështjet fetare në Ambasadën e Arabisë Saudite, dr. Abdul Mexhid El Gajs, pastaj me personalitete të tjera arabe të pranishme të këtij seminari. Në kuadër të këtyre bisedimeve Myftiu Saqipi, i njoftoi bashkëbiseduesit për zhvillimet kulturore dhe fetare të Luginës së Preshevës dhe nevojën e saj për investime në projekte të ndryshme nga bota arabe, të cilët e siguruan Myftiun Saqipi se në një të ardhme jo të largët do ta vizitojnë këtë rajon.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi i tha jetapress-it se seminari i përmbylli punimet me sukses, duke e llogaritur atë si hapin e parë të bashkëpunimit të Reisetit të Bashkësisë Islame në Serbi me zyrën për çështjet fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke llogaritur shtrirjen e këtij bashkëpunimi të ndërsjellë edhe në Sanxhak dhe Luginë të Preshevës, në fushën e organizimeve të seminareve të kësaj natyre dhe realizimin e projekteve kapitale, njofton jetapress.