Ballina Publicitet John Cena dhe Nikki Bella i japin fund lidhjes në prag të...

John Cena dhe Nikki Bella i japin fund lidhjes në prag të martesës

SHPËRNDAJE

Edhe një çift i botës së industrisë së filmave dhe hollivudit, i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

Nikki Bella dhe John Cena zyrtarisht janë të ndarë dhe kjo nuk është e bazuar në reality showin e saj… kjo është ajo që ata janë duke u treguar miq në jetën reale.

Burime të afërta me ish-çiftin tregojnë për TMZ-në se dyshja i ka dhënë fund fejesës së tyre pas disa mosmarrëveshjes.

E gjithë kjo shkaku i distancës mes dyshes, ku Nikki është duke xhiruar filmin në SHBA, “Total Bellas”, gjersa John ishte me disa projekte në shtetin kinez.

Thuhet se Nikkit nuk i vjen keq për vendimin e saj ndërsa takimi me dikë të ri është gjëja e fundit në mendjen e saj.

Tani ajo është duke u fokusuar në karrierën e saj që ka shumë projekte të ndryshme kinematografike.

Theksojmë se Cenan do ta shohim edhe më tej në garat e mundjes, ku disa herë ishte kampion i plotfuqishëm. /Telegrafi/