Ballina Sport Higuain arrin në Milano, pritet nga shumë tifozë: Më ka bindur Leonardo

Higuain arrin në Milano, pritet nga shumë tifozë: Më ka bindur Leonardo

SHPËRNDAJE

Marrëveshja mes Milanit dhe Juventusit që përfshin Gonzalo Higuainin, Mattia Caldara dhe Leonardo Bonuccin, ka filluar hapat e parë konkretë.

Sulmuesi argjentinas tashmë ka mbërritur në Milano, ku është vendosur në një nga hotelet në qendër të qytetit.

30-vjeçari është pritur nga shumë tifozë, ndërsa nuk ka hezituar të flasë shkurtimisht.

Milan Eye@MilanEye

Another video of Higuain’s arrival in Milan and the fans reception

“Së pari do të nënshkruaj pastaj do të flas. Do bëj testet mjekësore nesër dhe shpresoj të nënshkruaj”.

“Po filloj një aventurë të re. Dua të përshëndeti gjithë tifozët, edhe ata të Juventusit që më dhanë shumë dashuri”.

Simone Gambino

@SimoneGambino

Gonzalo Higuain è appena arrivato al Westin Palace, Pipita preso d’assalto dai giornalisti. @GoalItalia

“Më ka bindur Leonardo. Tashmë kam folur me Gattuson. Jam këtu për të arritur sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Higuain për gazetarët që ishin duke e pritur.

Raportohet se Milani është pajtuar për një huazim në vlerë 18 milionë euro, por të obliguar për ta blerë në verën tjetër për 36 milionë euro. /Telegrafi/