Ballina Aktuale SHTATORJA E SKËNDERBEUT EDHE NË ULQIN

SHTATORJA E SKËNDERBEUT EDHE NË ULQIN

SHPËRNDAJE

Ulqini, në Mal të Zi, në kuadër të veprimtarive për ta shënuar vitin mbarëkombëtarë të Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes së tij, do ta vendos shtatoren e heroit kombëtar në një rrethrrotullim në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës.

Ky lajmi është publikuar nga mediet malazeze. Informacioni është konfirmuar për “Portalin Ul-info” edhe nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, i cili shtoi se për këtë gjë u mor dhe pëlqimi i Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi. Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, thuhet në njoftimin e “Portalit Ul-info”, transmeton Jetapress.