Ballina Sport Rikthimi i dhimbshëm i Leonardo Bonuccit te Juventusi, asnjë tifoz nuk e...

Rikthimi i dhimbshëm i Leonardo Bonuccit te Juventusi, asnjë tifoz nuk e pret në aeroport e shumë pak te J Medical

SHPËRNDAJE

Tifozët e Juventusit kanë krijuar traditë duke i pritur të gjithë lojtarët e rinj që nënshkruajnë me klubin.

Por sot ka ndodhur një përjashtim, në transferimin e fundit të ‘Zonjës së Vjetër’.

Asnjë tifozë nuk ka qenë i pranishëm në aeroport në pritje të Leonardo Bonuccit.

Në qendrën mjekësore ku lojtarët e Juventusit kryejnë testet mjekësore ka pasur shumë pak tifozë në pritje të tij.

Mbrojtësi italian u rikthye me kërkesë të tij nga Milani pas një viti në këtë klub.

Tifozët bardhezi mbajnë ende inat me Bonuccin i cili u largua papritmas nga Juve, ndërsa në një ndeshje kundër tyre festoi si i çmendur një gol të shënuar.

Lojtari është dukur i lumtur në aeroport, por edhe duke i kryer testet mjekësore, ku i përfundoi me shumë sukses.

Tashmë klubi duhet të mendojë për rregullimin e marrëdhënieve mes tifozëve dhe lojtarit.

Familja e Bonuccit ka vazhduar të jetojë në Torino edhe pse lojtari ka luajtur në Milano. /Telegrafi/