Ballina Sport MILANI PËRGATIT OFERTË PËR MESFUSHORIN SERB TË LAZIOS

MILANI PËRGATIT OFERTË PËR MESFUSHORIN SERB TË LAZIOS

SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Milanit kërkojnë të bëjnë edhe një përforcim në mesfushë para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Pasi zyrtarizuan transferimet e Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldaras nga Juventusi, te Milani tani po mendojnë edhe për një tjetër përforcim.

Në krye të listës është reprezentuesi serb i Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq, për të cilin klubi nga Roma, kërkon 140 milionë euro.

Leonardo do të tentojë të blejë serbin, duke ofruar 120 milionë euro, të ndara në tre këste, duke parë edhe vështirësitë që ka me UEFA-n, shkaku i shkeljeve që klubi ka bërë për respektimin e Fair Play Financiar.

Nëse Lazio refuzon ofertën për Saviq, atëherë Milani do të hedhë sytë tek njëri mes Adrien Rabiot i Paris Saint-Germain dhe Mateo Kovaçiq i Real Madridit.