Ballina Publicitet Aktori më i pëlqyer turk, Burak Ozçivit është në gjendje të rëndë...

Aktori më i pëlqyer turk, Burak Ozçivit është në gjendje të rëndë shëndetësore

SHPËRNDAJE

Duket se gjërat nuk po ecin aspak mirë me një prej aktorëve më të njohur në Turqi, Burak Ozçivit.

I njohur për publikun shqiptar si ‘Kemali’ i serialit “Dashuri e verbër”, Burak thuhet se po kalon nëpër një preiudhë të vështirë të jetës së saj.

33-vjeçari ështëprekur nga e ashtuquajtura “burnout syndrome”

Burak Ozçivit

“Burnout” është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.

Zakonisht ndodh kur individi është i depresionuar, i tronditur apo në rast dështimi dhe mos-përmbushje të nevojave.

Mediat turke shkruajnë se Izçivit po këshillohet me një psikolog, dhe se bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, me të cilën flitej muaj më parë se po mendinin divorcin, është duke i qëndruar pranë.

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen

“Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”, i ka thënë aktori psikologut.

I njëjti ka refuzuar çdo projekt që i është ofruar javëve të fundit, duke mos bërë të ditur faktin nëse mendon të rikthehet në ekran. /Telegrafi/

Burak Ozçivit