Ballina Aktuale BIPBM: Janë përmbushur kushtet për nisjen e haxhilerëve në Meke

BIPBM: Janë përmbushur kushtet për nisjen e haxhilerëve në Meke

SHPËRNDAJE

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), njofton opinionin se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për nisjen e haxhilerëve të Luginës së Preshevës, në rrugën e Haxhit për të kryer kushtin e pestë të Fesë Islame.

Sipas Efendi Llukmanit nga Presheva, mësohet se tashmë janë kryer të gjitha procedurat e nisjes nga ana e BIPMB-së dhe KBI e Preshevës, në bashkëpunim me Kompaninë “Mimoza”, të cilat me një angazhim maksimal, kanë arritur të sigurojnë të gjitha kushtet për haxhilerët, të cilët me gëzim po presin të marrin rrugën e Haxhit, për në Meke.

Nisja e haxhilerëve të Luginës së Preshevës, bëhet të dielën e 12 gushtit 2018.

Kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, në prag të nisjes për Arabinë Saudite, përkatësisht në Meke, jep një mesazh urimi, duke u dëshiruar haxhilerëve rrugë të mbarë, shëndet e sukses në misionin e Haxhit, ndërsa të afërmve të tyre gjithë të mirat për festën e Kurban Bajramit, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së.