Ballina Lajme Nga Vendi XHENNET XHAMIA ROME NË BUJANOC, DËRGON 30 HAXHILERË PËR NË MEKË

XHENNET XHAMIA ROME NË BUJANOC, DËRGON 30 HAXHILERË PËR NË MEKË

SHPËRNDAJE

Në kuadrë të  Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), këtë vit, për në Mekë do të udhëtojnë edhe 30 haxhilerë romë të besimit islamë, të cilët do ta marrin rrugën e Haxhit për të kryer kushtin e pestë të Fesë Islame.

Sipas Imamit të Xhenet Xhamisë rome në Bujanoc, Ali Dërmaku, bëhet e ditur se janë kryer të gjitha procedurat e nisjes së haxhilerëve romë, të dielën e 12 gushtit 2018.

Vlen të ceket se në qytetin e Bujanocit ekzistojnë rreth 800 shtëpi të komunitetiot romë, që i përkasin besimit islam, të cilët kanë Xhaminë e tyre, të ngritur para 20 vitesh me ndihmën e Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM).

Kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, është i pari prijs fetar, i cili ka ndihmuar ngritjen e Xhenet Xhamisë rome në Bujanoc, e vetmja e këtij lloji në Ballkan, duke u krijuar kushte romëve të besimit Islam, të luten në gjuhën e tyre amtare për të ruajtur dinjitetin e tyre shpirtëror dhe identitetin kulturor, njofton jetapress.