Ballina Sport MILANI SIGURON EDHE NJË BLERJE

MILANI SIGURON EDHE NJË BLERJE

SHPËRNDAJE

Klubi italian po vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë afat kalimtar.

Pas huazimit të Tiemoue Bakayokos nga Chelsea, Milani është shumë pranë transferimit të një tjetër futbollisti.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Villarealit, Samu Castillejo, zyrtarizimi i të cilit është vetëm çështje orësh, pasi është arritur marrëveshja mes klubeve.

Milani do t’i japë Villarealit kartonin e Carlos Baccës dhe do të paguajë verën e ardhshme 18 milionë euro për kartonin e spanjollit.

Kështu, pas Caldarës në mbrojtje, Bakayokos në mesfushë dhe Higuainit në sulm, Gennaro Gattuso do të ketë edhe një alternativë më shumë në krahun e sulmit.