Ballina Lajme Me Selam nga Qabja, Haxhi Hasani, përshëndet Samolicën dhe gjithë shqiptarët

Me Selam nga Qabja, Haxhi Hasani, përshëndet Samolicën dhe gjithë shqiptarët

SHPËRNDAJE

Në mesin e shumë besimtarëve nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë shkuar në Qabe, për të përmbushur kushtin e pesë të fesë Islame, gjendet edhe Haxhi Hasani, i Samolicës, një veprimtar i devotshëm, i cili është shumë i përmendur për kontributin e dhënë në ngritjen e vlerave të fshatit të tij të lindjes.

Haxhi Hasani, një humanist që nuk e ka shoqin për bamirësi, një burrë i urtë, i mençur dhe me karakter, i cili nuk ka kursyer asnjëherë kur ka qenë në pyetje rregullimi infrastrukturor i fshatit me tri xhami dhe me shkollën, për të cilën siç thotë, ai, vetë e ka ndihmuar me familje, që nxënësit të mësojnë shkrim këndimin.

Po, Haxhi Hasani, këto virtyte të larta njerëzore i ka të trashëguara nga të parët e tij, që ishin të përmendur për bujari, fisnikëri e tradita shqiptare.

Ardhja e Haxhi Hasanit në Qabe, është kulmi I kënaqësisë së stij shpirtërore, një mrekulli të cilën ai nuk e fsheh kur thotë për Portalin Jetapress: “Më dha Zoti ymër, të vijë këtu në Qaben e bekuar e të kënaqem me mrekullit e këtij vendi të shenjët”.

Haxhi Hasani, në vazhdim, nuk harron pa falënderuar nga zemra Myftiun e Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili me përkujdesjen e tij, po ia bënë edhe më madhështore kryerjen e misionit të Haxhit. Ai, gjithashtu, falënderon edhe imamin e fshatit të tij Sedat Beqirin, i cili njëherit është edhe kryetar i KBI-së për Bujanoc, me të cilin ka një bashkëpunim të sinqertë.

Haxhi Hasani, me Selam nga Qabja, përshëndet Samolicën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, me një porosi, që të punojnë për të mirën e vendit, ngase vendi i lindjes, të jep dashuri për jetë dhe përparim qytetar, kombëtar e fetar, njofton jetapress.