Ballina Lajme “Jetimat e Ballkanit” në natën e Bajramit i dhurojnë një banesë të...

“Jetimat e Ballkanit” në natën e Bajramit i dhurojnë një banesë të re familjes Rexhepi nga Tërnoci (FOTO)

SHPËRNDAJE

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sonte në natën e Bajramit, kanë dhuruar një banesë të re, për familjen Rexhepi nga fshati Tërnoc i Bujanocit.

Lajmin mbi dhurimin e banesës në Bujanoc, e ka bërë publik, vet kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili ka qenë prezent në ketë ngjarje humanizmi.

“Jetima e Ballkanit, në natën e Kurban Bajramit, dhurojnë banesë në Bujanoc

Me angazhimin e pandërprerë të Halil Kastratit, bashkë me drejtorin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Berat Kabashi, përfaqësuesin e Shoqatës për Gjermani dhe Evropë Ilir Sinani dhe me humanistin nga Komuna e Bujanocit, Lulzim Maliqi, ndajtëm sonte një banesë për familjen (nënë e bijë) Rexhepi nga Tërnoci.

Familja Rexhepi, e cila pak javë më parë humbi të zotin e shtëpisë, kishte jetuar për vite në kushte shumë të vështira ekonomike. Ajo, sonte, mu në natën e Kurban Bajramit, u gëzua me një banesë të re.

Faleminderim të pakufi për Halil Kastratin, Shoqatën Jetimat e Ballkanit dhe të gjithë të tjerët që gëzuan dhe i ndryshuan jetën kësaj familje” – ka shkruar Kamberi në facbook.

Shoqata bamirëse “Jetimet e Ballkanit”, për shumë vjet janë duke vepruar në viset shqiptare, ndërsa kjo është hera e parë, që ata dhurojnë një banesë për një familje në nevojë në Komunën e Bujanocit./jetapress /