Ballina Lajme KAMBERI E DO LUGINËN NË TRYEZËN E BRUKSELIT

KAMBERI E DO LUGINËN NË TRYEZËN E BRUKSELIT

SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, tha sot se problemet e shqiptarëve nga jugu i Serbisë do të duhej të shtrohen në tryezën e negociatave në Bruksel, ndërsa kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanovc e Medvegje, Zoran Stankoviq konsideron se ata problemet duhet t’i zgjidhin nuk kuadër të shtetit ku jetojnë. Kështu raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, transmeton Koha.net.

Kamberi, në prag të mbledhjes së Trupit Koordinues me kryetarët e tri komunave nga Jugu i Serbisë tha se zyrtarët më të lartë të Serbisë “po mbjellin” frike sikur shqiptarët do të marrkan Vranjën dhe se anulohen konkurset për privatizim kur blerës shfaqen shqiptarët.

“Si komunitet shqiptar ne kemi provuar që me procese korrekte politike të jemi partnerë dhe që të zgjidhim të gjitha problemet jetësore, por nëse udhëheqësit më të lartë krijojnë Gogol se shqiptarët do ta marrin Vranjën dhe se shqiptarët nuk duhet të blejnë prona përmes tenderëve për privatizim, atëherë është e qartë se shteti nuk i dëshiron këta qytetarë”, konsideron Kamberit, transmeton Koha.net.

Kamberi tha se dialogu i Brukselit është çështje e Kosovës dhe e Serbisë, porse përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi kanë kërkuar që problemet e tyre të shtrohen në tavolinën e negociatave.

“Duhet të gjendet zgjidhje që kënaq pakicat në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, nëse synohen krijimi i marrëdhënieve afatgjata dhe të qëndrueshme midis Kosovës e Serbisë” citon kjo agjenci Kamberin.

I pyetur çfarë është qëndrimi i tij në lidhje me shkëmbimin eventual të territoreve, Kamberi ka thënë se tri komunat në Jug të Serbisë në të cilat jetojnë shqiptarët, që ai e ka quajtur Lugina e Preshevës, duhet të trajtohen si një tërësi.

Duke ilustruar qëndrimin e Serbisë ndaj shqiptarëve, Kmaberi përmendi se tenderi për privatizimin e Industrisë së Duhanit në Bujanovc është anluar kur si blerës u paraqit shqiptari, ndërsa në tendrin e përsëritur Industria e Duhanit iu shit firmës nga Novi Sadi.

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanovc e Medvegje, Zoran Stankoviq, tha se nuk dëshiron të polemizojë me Kamberin, por shtoi se nuk është e vërtetë ajo që tha dhe se në tendere marrin pjesë të gjithë, ndërsa fiton ai që ofron kushte më të mira.

“Ta marrim restorantin kryesor të ‘Simpos’ pran Qendrës kulturore, kush e ka blerë, shqiptari. Të gjithë marrin pjesë në tender dhe kush i ka kushtet më të mira, ai fiton”, u përgjigj Stankoviq, e citon FoNet, transmeton Koha.net.

Ai tha se përfaqësuesit e shqiptarëve kanë ndërprerë bashkëpunimin për zbatimin e Programit shtatë pikash për zgjidhjen e problemeve në Jug të Serbisë (kështu e quan Beogradi Zyrtar Luginën e Preshevës, sqarim ynë) për shkak të pakënaqësisë me shpërndarjen e rrjetit të gjykatave dhe prokurorive.

Stankoviq pyetjes në lidhje me ndryshimin e kufirit u përgjigj se Trupi Koordinues ka mandat për të koordinuar punën dhe se ai nuk është i përfshirë në çfarëdo bisedimesh rreth kësaj teme, e as në përmbajtjen e saj.

Ajo që di nga bisedimet me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, jo me funksionarët më të lartë shtetërorë, nuk ka kurrfarë nevoje dhe nuk do të ketë kurrfarë shkëmbimi territoresh, ka thënë Stankoviq.

Edhe kryetari i Medvegjes, Nebojsha Arsiq, tha se kjo komunë do të mbetet pjesë e shtetit të Serbisë, dhe shtoi se në Medvegje nuk ka ndonjë nismë për ndryshim kufijsh.

u shpreh Arsiqi, marrëdhëniet midis serbëve e shqiptarëve në Medvegje janë shumë të mira dhe është shembull i bashkëpunimit multietnike.

se nuk do të ndodhë kjo, me siguri banorët e Medvegjes do të jenë kundër”, citon kjo agjenci përgjigjen e Arsiqit në pyetjen rreth ndryshim,it eventual të kufirit.

Ai po ashtu tha se serbët janë popullatë shumicë në Medvegje dhe nuk kupton pse Medvegja ndërlidhet me Preshevën, e cila është larg prej saj gati 200 kilometra./Danas//koha.net/jetapress/