Ballina Lajme VAZHDON MBËSHTETJA E PRESIDENTIT THAÇI PËR KORRIGJIMIN E KUFIJVE NGA ISH PJESËTARËT...

VAZHDON MBËSHTETJA E PRESIDENTIT THAÇI PËR KORRIGJIMIN E KUFIJVE NGA ISH PJESËTARËT E UÇPMB-së

SHPËRNDAJE

Ideja e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për rishikimin e kufijve me Serbinë, në procesin final të dialogut të Brukselit, po gjen gjithnjë mbështetjen e pa rezervë të krahut të luftës së ish UÇPMB-së.

Njëri nga ish luftëtarët më të zëshëm të ish UÇPMB-së nga Konçuli, Jeton Arifi, shprehet për portalin jetapress se “korrigjimi i kufijve me Serbinë është i domosdoshëm, ngase këto kufij janë artificial dhe në kundërshtim me vullnetin tonë të shprehur me Referendumin e vitit 1992, për bashkim me Kosovën, pjesë e pandashme e të cilës kemi qenë gjithmonë gjatë historisë”.

Në vazhdim Jeton Arifi, përmend edhe luftën çlirimtare të UÇPMB-së, luftëtar i së cilës ka qenë deri në fund, por sipas tij, ideali i tyre është tradhtuar nga disa ish liderë politikë e institucional, si dhe nga disa ish eprorë, që për interesa të ngushta personale e partiake kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe amanetit të tyre për çlirim kombëtar.

“Ne nuk kemi luftuar për karriga dhe për pushtet, të cilin ta ofron Beogradi me kushtëzime dhe shantazhe për përçarje e hasmëri, duke parcializuar dhe grupizuar skenën politike, si dhe duke nxitur mosunitet mes krerëve politikë për çështje madhore siç është rasti për korrigjimin e kufijve, në procesin final të bisedimeve të Brukselit, për një ardhmëri të sigurt të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thekson ish luftëtari i UÇPMB-së, Jeton arifi, për portalin jetapress.