Ballina Lajme ZBULOHET PLANI SEKRET, KATËR KOMUNA SHKOJNË PËR SERBINË, DY PËR KOSOVËN

ZBULOHET PLANI SEKRET, KATËR KOMUNA SHKOJNË PËR SERBINË, DY PËR KOSOVËN

SHPËRNDAJE

Liderët e Kosovës dhe Serbisë i kanë dhënë zë qëllimit të tyre për të ndërruar kufijtë mes dy vendeve të shtunën, shkruan Euronews.

Profesori Florian Bieber në studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, shpjegoi për gazetën se çka nënkupton ky ndryshim kufijsh.

Sipas tij nuk ka pasur asnjëherë një plan formal që tregon se ideja e ndërrimit të kufijve është hequr nga shqyrtimi, thotë Bieber. Janë katër komuna me shumicë serbe në Kosovë, Leposaviqi, Zveqani, Zubin Potoku dhe Mitrovica e Veriut që do të shkëmbeheshin me Bujanovcin dhe Preshevën – sipas tij.

Ai shton se pavarësisht që në kohën e luftës ishin armiq, Thaçi e Vuçiq tanimë janë bashkuar për ta promovuar idenë dhe për të kërkuar mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Mendoj se të dy janë shumë të motivuar nga mbijetesa politike e personale dhe nga pushteti,” tha Bieber. “Dhe nuk mendoj se janë të shqetësuar nga implikimet më të gjera politike që kjo mund të shkaktojë.” – shtoi ai më tej.

Ai thekson që një ide e tillë nuk është e mbështetur aq shumë në Kosovë.

Profesori në fjalë përmend rreziqet e mëdha që mund ta bëjnë BE-në që të mos i mbështes dy liderët e përbashkuar rreth një qëllimi/ Euronews/ transmeton Jetapress.