Ballina Sport PSG e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë në hartë, reagon Agim...

PSG e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë në hartë, reagon Agim Ademi: Do të ankohemi në UEFA, klubi francez duhet të kërkojë falje publike

SHPËRNDAJE

Në Monaco është hedhur shorti për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj gjiganti francez, Paris Saint Germain do të marrë pjesë në Grupin C.

Kampionët aktual të Francës janë në grup me Liverpoolin, Napolin dhe Zvezdën e Beogradit.

Kryeqytetasit francez kanë bërë një gabim trashanik në postimin e tyre në rrjetet sociale.

Ata kanë postuar hartën e Evropës dhe kundërshtarët e tyre me të cilët do të përballen në Grupin C.

Në këtë hartë të postuar nga PSG, shihet Kosova si pjesë e Serbisë, por që kjo gjë nuk ka qenë kurrë e vërtetë dhe nuk do të jetë asnjëherë.

(Getty Images)

Kosova është shtet i pavarur por edhe Federata e Futbollit të Kosovës është me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.

Ky postim i PSG-së është komentuar jashtëzakonisht shumë nga tifozët shqiptarë që kanë tentuar me komentet e tyre të bëjnë klubin parisien të heqin foton.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe foto vazhdon të jetë në rrjetet sociale të klubit parisien.

Telegrafi ka kontaktuar me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se FFK do të dërgojë një shkresë në drejtim të klubit francez dhe UEFA-s, për tu larguar ajo foto.

“Ne si federatë e futbollit të Kosovës e dënojmë atë gjest të pamatur ose sido që ta quajmë”.

“Ndoshta atë postim e kanë bërë persona që nuk kanë lidhje me atë punë, por duhet ditur se është një shtet i ri në Evropë që quhet Kosova”.

Agim Ademi, kryetar i FFK-së

“Kosova është e pranuar nga UEFA dhe FIFA por edhe nga Federata Franceze e futbollit me të cilët kemi raporte të shkëlqyera”, tha Ademi në linjën telefonike.

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës ka deklaruar për Telegrafin se do të kërkojnë nga klubi parisien falje publike për këtë gjest.

“Ne do ta informojmë UEFA-n por edhe do të kërkojmë nga PSG që të dalë dhe të kërkojë falje publike për këtë gjë. Kosova ekziston dhe është pjesë e UEFA-s, i pëlqeu apo jo klubeve dhe shteteve tjera evropiane”, ka thënë Ademi.

Mbetet të shihet nëse klubi parisien do të dalë për të kërkuar falje publike pas këtij gabimi trashanik. /Telegrafi/

Paris Saint-Germain

@PSG_inside

Notre groupe pour la phase de poules de la @ChampionsLeague ?

?? @sscnapoli
?? @LFC
?? @crvenazvezdafk

? pic.twitter.com/8YYvuixxdW

View image on Twitter

Paris Saint-Germain

@PSG_inside

Nos adversaires dans ce groupe C ?

? 

?? pic.twitter.com/OMDXFbJod1

View image on Twitter