Ballina Lajme THAÇI: KOHA PËR NJË MARRËVESHJE TË MADHE HISTORIKE

THAÇI: KOHA PËR NJË MARRËVESHJE TË MADHE HISTORIKE

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se është koha për një “marrëveshje të madhe historike midis Kosovës dhe Serbisë”.

Kabineti i Thaçit, njofton se u ka thënë ambasadorëve të vendeve të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe krerëve të KFOR-it, OSBE-së dhe EULEX-it, se nuk mund të qëndrojë në vend, apo “pat” pozicion, raporton RTS.

“Nuk mund të kthehemi prapa, ngase historia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një rrëfim tragjik. Nuk mund të qëndrojmë në vend, në “pat” pozicion dhe nuk kemi asgjë nga pritja, sepse ndalja dhe pritja në zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është pikërisht thirrja për tensione, destabilizim, probleme të mëdha, jo vetëm mes nesh, por në të gjithë rajonin, është shprehur Thaçi, njofton gazeta vojvodinase “Danas”, transmeton jetapress.