Ballina Publicitet TË FAMSHMIT QË VDIQËN NË RRETHANA MISTERIOZE!

TË FAMSHMIT QË VDIQËN NË RRETHANA MISTERIOZE!

SHPËRNDAJE

Historia e kinemasë dhe muzikës është e mbushur me yje të cilët janë shuar në situata të pazakonta që kanë lënë shumë pikëpyetje pas.

Vdekja e Marylin Monroe-së është ndoshta më misteriozja nga të gjitha; variant zyrtar ishte “ mbidozë qetësuesish“, por shumë thonë se ka qenë vrasje politike

Kitaristi I madh Jimmi Hendrix ishte vetëm 27 vjec kur u gjet i mbytur në të vjellat e tij shtatorin e 1970-tës në Londër. Shkaku u tha se ishte një koktej alkoli dhe qetësuesish, por ish asistenti Tappry Right këmnëngul se e Jimmy-n e vrau menaxheri i vet, Michal Jeffery sepse muzikanti nuk donte të punonte më me të!

-Kurt Cobainin, edhe ai i shuar në moshën 27 vjecare, e dimë zyrtarisht se vrau veten, por paska një variant që nuk është provuar sipas të cilit, armën e shkrepi e shoqja, Courtney Love.

– 27 vjec vdiq në një aksident automobistik James Dean; nga përplasja e fortë me një makine përballë nuk pati asnjë viktimë tjetër vec tij

– Brittany Murphy vdiq 20 dhjetorin e vitit 2009 në Los Angeles në moshën 32 vjecare dhe pas vetëm 5 muajsh, vdiq dhe i shoqi, Simon Monjack!

Amy Whinehouse ndërroi jetë nga një mbidozë lëndësh narkotike; por javët e fundit përpara vdekjes kishte ecur mirë në rrugën e dezintoksikimit, prandaj, është ca e cuditëshme!

-Heath Ledger- aktori shumë i dashur australian u shua në moshën 29 vjecare prej intoksikimit të shkaktuar nga 6 ilace (nuk u mësua kurrë kush ia kishte sugjeruar atë kombinim)

– Aktorja bukuroshe hollivudiane Natalie Wood u mbyt në 1981-shin kur ishte 43 vjec, pasi ra nga jahti i saj dhe nuk dinte not. Të gjithë kanë fajësuar të shoqin Robert Wagner për këtë ngjarje, vetëm ligji jo!