Ballina Kulturë ALI PASHA – LUANI I EPIRIT!

ALI PASHA – LUANI I EPIRIT!

SHPËRNDAJE

Botime të reja

ALI PASHA – LUANI I EPIRIT!

Nga një njeri pa asnjë kacidhe,  siç thotë poeti i tij, nuk kishte në xhep asnjë “gjashtëdhjetëshe “, arriti të grumbullonte thesare të panumërta, që ende edhe sot ngjajnë si përrallë, të blinte pashallarë dhe vezirë, të paguante spiunë dhe vrasës të panumërt, të trembte sulltanë brenda vete dhe sarajeve të tyre, të mbante në këmbë një Oborr të tërë perandorik.
Fshatar i pagdhendur dhe i pashkollë, arriti të bëhej zot ABSOLUT i një pjese mbizotëruese të një perandorie të fuqishme …
Ishte një figurë që mbetej e ngulitur thellë në mendjen e çdo kujt që e shihte.
Me kokë të madhe, ballëlartë, vetulla të dendura sy bojqielli shikim depërtues dhe dinak, gojë të gjerë që kur buzëqeshte ngrinin në vend të gjithë sa ishin rrotull tij, sepse me këtë buzëqeshje Aliu vuloste gjithmonë dënim me vdekje të ndonjë armiku, apo miku të tij të rrezikshëm, të qeveris popuj të trondiste frone sundimtarësh, të futej me planet më të guximshme në lojën e madhe të diplomacisë europiane, të gënjente Napolonin dhe të godiste francezët .. të luante me Anglinë dhe Rusinë ashtu siç luante me gurët e tespiheve të tij …
Ky ishte Aliu;
i patrembur si një Luan, dinak si një dhelpër, tinëzar si një gjarpër, i ashpër si hienë i etur për gjak si ujk, hakmarrës si deve, i durueshëm si gomar, i shpejtë dhe largpamës si shqiponjë, epshor si majmunët ..
Është njëkohësisht dhe Makbeth  dhe Shalok dhe Riçardi i tretë dhe mbreti Lir…
Krijues si Pjetri i Madh, po aq i ashpër dhe barbar, por dhe dinak si Meterniku .. etj etj etj
Ky ishte LUANI I EPIRIT .!