Ballina Publicitet GASHI NË MTV, EMOCIONOHET DERISA FLET PËR SHQIPTARËT

GASHI NË MTV, EMOCIONOHET DERISA FLET PËR SHQIPTARËT

SHPËRNDAJE

Artistët me origjinë shqiptare pa dyshim se po na përfaqësojnë më së miri nëpër botë.

E këtë herë gazetari shumë i njohur botëror, Sway ka pasur të ftuar reperin Gashi në emisionin e tij shumë të shikuar në MTV, TRL.

Sway e ka pyetur Gashin për shqiptarët dhe çfarë po ndodh që artistët që po vijnë nga trojet shqiptare po kanë kaq shumë sukses.

Shumë i emocionuar, Gashi ka folur me dashuri, duke shpjeguar në formë interesante.

“Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”, u shpreh Gashi.

Gjatë intervistës janë përmendur edhe artistët e tjerë që po ecin shumë mirë në skenën ndërkombëtare të muzikës, përfshirë Dua Lipa, Bebe Rexha, Action Bronson e sigurisht edhe Rita Ora.

Gashi ka pasur sukses të madh së fundmi me projektin “Creep on Me”. Bashkëpunimi me French Montanan u bë hit për një kohë të shkurtër. /zhurnal/