Ballina Sport Joshua mbron titujt, triumfon ndaj Povetkin me nokaut në rundin e shtatë

Joshua mbron titujt, triumfon ndaj Povetkin me nokaut në rundin e shtatë

SHPËRNDAJE

Anthony Joshua nga stadiumi Wembly edhe një herë i ka treguar botës se aktualisht ai është më i miri në botën e boksit.

Britaniku arriti të mposhtë Alexander Povetkin, por rusi nuk ishte aspak një kundërshtarë i lehtë ashtu siç kishin parashikuar të gjithë në fillim.

Pas këtij triumfi Joshua vazhdon të jetë kampion i padiskutueshëm i titujve WBA, IBF, WBO dhe IBO.

BBC Sport

@BBCSport

Round 3

Make no mistake, Alexander Povetkin has been on top in the early stages…

Live text ? http://bbc.in/2O3Po4j 

Ecuria e meçit: Rundi i parë dhe ai i dyti nuk dolën ashtu siç kishte para shikuar me shumë mundësi Joshua, britaniku mori disa goditje të forta. Por, në vazhdim ai arriti të mbajë vetën dhe në rundin e katër dominoi duke treguar forcën e tij të vërtetë.

Në rundin e pestë rusi 39 vjeçar ishte më i mirë, por Joshua arriti t’i përgjigjet në të gjashtin në të njëjtën mënyrë.

Në rundin e shtatë mosha bëri diferencën, Joshua me gjithë forcën e tij iu versul rusit dhe arriti ta rrëzojë dy herë dhe kështu gjyqtari ndali meçin për t’i dhënë kështu fitoren 28 vjeçarit nga Britania.

Kundërshtari i radhës mund të jetë Deontay Wilder, i cili është kampion i WBC-së, titulli i vetëm që i mungon Joshuas. Por, amerikani aktualisht duhet të mendojë se si ta fitojë përballjen me Tyson Fury me 1 dhjetor 2018. /Telegrafi/

Kirk O’Rourke@kirkorourke11

Joshua lays him out it’s nights out for Povetkin