Ballina Publicitet Noizy dhe Ghali sjellin këngën e re “Parku i Lojrave”

Noizy dhe Ghali sjellin këngën e re “Parku i Lojrave”

SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Noizy dhe Ghali kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Parku i lojrave” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është një miksim i zhanreve hip-hop dhe RnB.

Kënga është punuar në studion e reperit Noizy, ndërsa është realizuar edhe me klip.

Regjisore e këtij klipi është bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, e cila njihet tashmë si regjisore e disa klipeve shqiptare.

Noizy është gjithnjë aktiv me prurje të reja në tregun muzikor, gjersa jo të pakta i ka edhe bashkëpunimet që sjell.

Ai ka qenë shumë i angazhuar këtë verë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore anë e mbanë trevave shqiptare.

Për projektin e ri “Parku i Lojrave”, reperi i ka njoftuar fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga miliona njerëz. /Telegrafi/