Ballina Lajme Në Preshevë nuk shqetësohen për kufirin serbo-kosovar

Në Preshevë nuk shqetësohen për kufirin serbo-kosovar

SHPËRNDAJE

Agjencia AFP

Në Luginën kufitare të Preshevës, as shqiptarët e as serbët nuk i kushtojnë shumë vëmendje çështjes për të folur për ndryshimet kufitare midis Serbisë dhe Kosovës. Ata janë shumë të zënë në përpjekjet për të jetuar një jetë më të mirë. Një nga rajonet më të varfra të Serbisë, Presheva në vitin 2001, zhvilloi një konflikt të shkurtër kur luftëtarët shqiptarë, morën armët duke kërkuar të bashkoheshin me Kosovën fqinjë. Shumica e shqiptarëve shpallën pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një masë që Beogradi ende e refuzon. Por këtë verë, presidentët Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq nga Serbia, sinjalizuan një hapje ndaj “rregullimeve kufitare” për të zgjidhur grindjen e tyre të gjatë. Mediat kanë theksuar një shkëmbim mes veriut të Kosovës, të banuar kryesisht nga serbët etnikë rreth qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe Luginës së Preshevës, një zonë me shumicë etnike shqiptare, në Serbinë jugore. Nga 75,000 banorë të Luginës, 60,000 besohet të jenë shqiptarë etnikë, megjithëse bojkotojnë regjistrimet e organizuara nga Beogradi. Armët tani janë të ulura. Por, e vendosur në mes të Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës, lugina mbetet e prerë, e goditur nga papunësia e lartë dhe e survejuar nga shërbimet serbe të sigurisë. Megjithëse nuk ka figura zyrtare, në Luginë janë vendosur qindra ushtarë dhe policë. Kompanitë e mëdha të epokës jugosllave janë zhdukur, të tilla si fabrika e plastikës “7 korriku”, fabrika e shtypit “Grafofleks”, firma tregtare “Buduçnost” dhe një fabrikë për klasifikimin e duhanit. Papunësia është rreth 70 për qind, tregojnë shifrat zyrtare.

Eksodi

Fasadat e shkatërruara të Preshevës dëshmojnë për mjerimin. Paga mesatare mujore arrin mezi 100 € (US $ 117). Në qytetin tjetër Bujanoc, ku fabrika e ujit mineral “Heba” ofron punë, paga mesatare arrin në 200 euro – ende gjysma e mesatares kombëtare të Serbisë. “Pa perspektivën e punës, të gjithë do të përfundojmë duke u larguar”, tha Jonuz Kamberi, një 24 vjeçar. Punëtori i papunë i metalit kishte pak për të thënë për një shkëmbim territorial. “Gjithsesi, ata nuk do të më pyesin për mendimin tim”, tha ai. Një shkëmbim territorial do të ishte “budallallëk”, tha Bratislav Trajkoviq, një serb 64 vjeçar nga fshati Reljan. “Ajo që na duhet është puna, dhe të gjithë (serbët dhe shqiptarët) mendojnë të njëjtën gjë”, tha Trajkoviq, një nëpunës civil. Të dyja palët janë nën presion nga Brukseli për të përfunduar një marrëveshje. Serbia po negocion për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Kosova dëshiron të hapë bisedimet e anëtarësimit me Unionin dhe gjithashtu të bashkohet me Kombet e Bashkuara. Në një tjetër qytet, Slavujevc, të gjithë 500 banorët janë serbë. Pesëdhjetë e pesëvjeçari Stojan Nedeljkoviq tha se, besonte që një vijë e re kufitare “nuk do të zgjidhë ndonjë problem, as për serbët as për shqiptarët”. Shqetësimi kryesor është se njerëzit nuk kanë mjetet për të jetuar, shtoi Nedelkoviq, babai i papunë i pesë vajzave./Shekulli, Dionis Xhafa/