Ballina Aktuale Mendermethënë: KUR ALBIN KURTI, KOT JA FUTI?!

Mendermethënë: KUR ALBIN KURTI, KOT JA FUTI?!

SHPËRNDAJE

Pak ditë, para protestës së Vetëvendosjes, e cila do të mbahet të shtunën e 29 shtatorit, me moton kundër copëtimit të Kosovës, në një debat televiziv i pari i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, tha se idenë e korrigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë: “Presheva e pret me entuziazëm, Bujanoci me brengosje dhe Medvegja pa shpresë!”.
Në bazë të asaj që thotë ideologu i kësaj proteste, po del se Vendvendosja nuk është “pro” bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën, të cilën ajo e ka dëshmuar historikisht dhe politikisht me referendum, luftë dhe procese politike.
Nga ana tjetër po ky lider që e ka si stil të veprimit politik aferën e rrugëve, goditjen e parlamentit dhe njerëzve institucionalë me vezë, ngjyrë e gaz lotsjellës, pa fije turpi fton edhe luginasit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të bëhen pjesë e protestave kundër vullnetit të tyre për bashkëngjitje me Kosovën.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës e dinë fare mirë se me afera të rrugëve dhe me protesta, nuk zgjidhen problemet, por përkundrazi ndërlikohen gjërat, të cilat edhe mund të dalin nga dora dhe të bartin ujë në mullirin e armikut.
Spektri politik e institucional shqiptar i Luginës së Preshevës e ka nxjerr dhe e ka aprovuar një Deklaratë politike me të cilën është dakorduar që autoritetet e shtetit të Kosovës, t’i përfaqësojnë denjësisht në proceset finale të dialogut të Brukselit. Ata janë të vetëdijshëm se Apeli i Vetëvendosjes, që edhe Lugina të merr pjesë aktive në protesta, është jo i arsyeshëm, i dëmshëm dhe imitues. Madje, ata edhe mund te thonë “Pse Albin Kurti, kot ja futi?!”, njofton Jetapress