![42513299_2258816657524857_8635154734996520960_n-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2018/10/42513299_2258816657524857_8635154734996520960_n-780x439.jpg)
Një nga temat më të përfolura në botën e sportit është rikthimi i Conor McGregorit në UFC.
Irlandezi do të përballet me Khabib Nurmagomedov më 6 tetor për titullin e peshës së lehtë.
Normalisht rivaliteti mes të dyve është shumë i madh dhe cilësohet si një nga përballjet më të mëdha në histori të UFC.
Që e gjitha kjo të jetë edhe me emocionuese është përkujdesur BT Sport me një video paralajmëruese të punuar në mënyrë fantastike.
Kjo video është shpërndarë shumë në rrjetet sociale nga adhuruesit e McGregorit, por edhe është bërë lajm në media.
Se kush është favorit është vështirë të thuhet pasi secili nga sportistët është i bindur në fitore të padiskutueshme.
Vlen të theksohet se ky do të jetë meçi i parë i McGregorit në UFC që kur vendosi të lë këtë sport dhe të boksojë kundër Floyd Mayweather. /Telegrafi/