Ballina Sport Karateisti 11 vjeçar që po shkëlqen në Gjermani

Karateisti 11 vjeçar që po shkëlqen në Gjermani

SHPËRNDAJE

Eni Latifi është 11 vjeç dhe ka filluar të rendisë medaljet e arta nga sporti i karatesë në Gjermani.

Djaloshi nga Gjilani, në katër turnet në të cilat mori pjesë këtë vit në shtetin gjerman, zuri vendin e parë.

Në njërin prej këtyre turneve, Latifit i ra të ndeshej me rivalë nga Serbia, Greqia e Rusia dhe që të tre i ka mposhtur, duke u shpallur kampion.

Karrierën, gjilanasi e ka filluar në karate nga mosha 5 vjeçare, përderisa prej katër vitesh mban rripin ngjyrë kafe, si dhe vendin e parë në Baden-Württenmberg.

Në Gjermani, për Latifin kanë shpresa të mëdha se do të bëhet karateist i madh./Infokusi/