Ballina Publicitet Mozzik paralajmëron lajm të madh rreth tij

Mozzik paralajmëron lajm të madh rreth tij

SHPËRNDAJE

Reperi Mozzik ka konfirmuar se do të sjellë një informacion shumë të vlefshëm për karrierën e tij muzikore.

Hip hop ylli me anë të një postimi në rrjetin social InstaStory ka paralajmëruar njoftim të ri.

Fjala sipas Mozzik është për muzikë, e informacionin ai do ta zbulojë të premtën.

Reperi pritet të konfirmojë lansimin e një albumi të ri.

Ai ka kohë që ka ndalur performancat e tij në koncerte pas kontestit gjyqësor me On Records.

Aktualisht Mozzik është pjesë e kompanisë që vet formoi, 2 Euro Gang.

Reperi aktualisht konsiderohet një prej emrave më në formë të hip hopit, në prag edhe të shpërthimit në Evropë.

Kujtojmë se kënga e fundit me të dashurën Loredanën “Bonnie & Clyde” u pëlqye mjaft shumë duke rrëmbyer vend në top listat gjermane. /Telegrafi/