Ballina Aktuale MYFTIUT SAQIPI, URON ZGJEDHJEN E SHAIP KAMBERIT PËR KRYETAR TË PVD-së

MYFTIUT SAQIPI, URON ZGJEDHJEN E SHAIP KAMBERIT PËR KRYETAR TË PVD-së

SHPËRNDAJE

Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, ka përshëndetur zgjedhjet e reja në kuadër të Partisë për Veprim Demokratik dhe njëkohësisht ka uruar emërimin me aklamacion të kryetarit të saj Shaip Kamberi.

Gjithashtu, në urimin e Myftiut Saqipi, potencohet kontributi i madh i kryetarit Kamberi, jo vetëm në radhët e PVD-së, por edhe të skenës së përgjithshme politike në Luginës së Preshevës, qoftë si kryetar komune në Bujanoc e qoftë edhe si deputet popullor në Parlamentin e Serbisë.

“Them me bindje të thellë se Shaip Kamberi, është një figurë politike dhe publike shumë karizmatike. I pajisur me një përvojë të veprimtarisë jetësore në fushën e të njeriut, të gazetarisë dhe në jetën politike të vendit dhe rajonit, ai, aktualisht vlerësohet si njëri nga politikanët më të spikatur të skenës sonë politike”, shprehet me plot krenari Myftiu Saqipi.

Në vazhdim të urimit, Myftiu Saqipi, nuk lë pa përmendur edhe kontributin e kryetarit Kamberi, gjatë zhvillimit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, pastaj gjatë proceseve luftarake të UÇPMB-së, në cilësinë e negociatorit për krjimin e paqes në Luginë të Preshevës dhe njërit nga përpiluesit e platformave dhe deklaratave  politikë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në këtë rajon.

Në këtë drejtim shton Myftiu Saqipi se ardhja e Shaip Kamberit në krye të PVD-së, është e qëlluar dhe meritore, ngase kemi të bëjmë më një politikan praktik, realist dhe progresiv. Shaip Kamberi, gjithashtu, ka një përvojë shumëvjeçare në politikë, që vlerësohet e respektohet si një nga kokat më kryesore të Partisë për Veprim Demokratik dhe një nga emrat e respektuar në shoqëri.

Duke qenë i tillë Shaip Kamberi, arriti me aklamacion të zgjidhet kryetar i PVD-së, pa asnjë votë kundër, çka tregon se në krye të këtij subjekti politik erdhi njeriu i duhur, në vend të duhur për të vazhduar rrugën e pararendësit të tij, me plot vullnet, entuziazëm e vizon.

Myftiut Saqipi, shfrytëzon rastin nga ky urim të përgëzoj edhe kontribut 28 vjeçar të politikanit të urtë, të matur e të moderuar Riza Halimit, i cili nga Kuvendi i përgjithshëm kësaj partie u shpall kryetar nderi i PVD-së, njofton jetapress.