Ballina Lajme Në fshatin Raincë gjendet i vdekur nxënësi i klasës së parë

Në fshatin Raincë gjendet i vdekur nxënësi i klasës së parë

SHPËRNDAJE

Një nxënës i klasës së parë është gjetur i vdekur në shkollën “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë të Preshevë.

6 vjeçari, Flamur ( Esat ) Kadriu nga Rainca ka vdekur në rrethana misterioze në ndërtesën e shkollës gjatë orarit mësimor, kurse sipas informcioneve dyshohet se fëmiu ishte goditur nga një sulm në zemër.

Trupi i tij i shtrirë është vërejtur nga nxënës të tjerë. Ambulanca në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e nxënësit.