Ballina Publicitet Selena po trajtohet edhe për sëmundje mendore

Selena po trajtohet edhe për sëmundje mendore

SHPËRNDAJE

Selena Gomez është detyruar të shtrihet në një qendër spitalore për shkak të problemeve me shëndetin mental.

Këngëtarja me vitet të tëra vuan nga lupusi që po i shkakton probleme të vazhdueshme shëndetësore, si pasojë e të cilave në vitin e kaluar iu nënshtrua transplantimit të veshkës.

Shoqja e saj më e mirë, Francia Raisa, ia dhuroi veshkën, ndërsa Selena e ka falënderuar publikisht në shumë raste dhe e quan motër.

Selena Gomez (Photo by Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Gomez është hospitalizuar dy herë në javët e fundit për shkak të nivelit të ulët të qelizave të bardha të gjakut (leukociteve) që shfaqet si efekt anësor i transplantimit të veshkave.

Gjatë vizitës së saj të dytë në spital, 26-vjeçarja ka përjetuar një sulm paniku.

Selena Gomez (Photo by Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

“Ajo i ka kaluar disa javë të vështira, ndërsa sulmi i panikut në spital ishte saj e kthesës”, ka thënë një burim për People duke shtuar se këngëtarja ka pranuar ta vizitojë një spital psikiatrik me kërkesë të familjes.

“E ka kuptuar se duhet të kërkojë ndihmë shtesë, në mënyrë që t’i tejkalojë problemet mendore. Ajo është e rrethuar nga familja, nga e cila merr shumë mbështetje. Tash është më mirë dhe shkon në terapi”, ka shtuar burimi. /Telegrafi/