Ballina Sport Bisedimet për duelin ndërmjet Joshuas dhe Wilderit fillojnë menjëherë pas meçit të...

Bisedimet për duelin ndërmjet Joshuas dhe Wilderit fillojnë menjëherë pas meçit të amerikanit me Tyson Furyn

SHPËRNDAJE

Ekipi i Deontay Wilder planifikon t’i rikthejë bisedimet me përfaqësuesit e Anthony Joshuas për një duel, menjëherë pasi kampioni i WBC-së të ndeshet me Tyson Furyn.

Më 1 dhjetor të këtij viti, boksieri amerikan do ta mbrojë titullin e tij përballë boksierit britanik në meçin që zhvillohet në Los Angeles.

Deontay Wilder (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndërsa kampioni i unifikuar, Joshua, dëshiron të ndeshet me fituesin në mënyrë që t’i fitojë të gjithë titujt dhe të bëhet kampion i padiskutueshëm.

Bashkëmenaxheri i Wilder, Shelly Finkel, është i hapur për t’i rinisur bisedimet me promovuesin e AJ, Eddie Hearn, menjëherë pas meçit kundër Tyson Furyt në Staples Center.

Anthony Joshua (Foto: Getty Images/Guliver)

“Pas duelit, natyrisht. Nuk ka asgjë për të folur para meçit. Pas 1 dhjetorit, me dëshirë do të bisedoja me të ose (babanë e tij) Barry (Hearn) ose me të dy”, ka thënë Finkel për Sky Sports.

I pyetur nëse Wilder dhe Joshua mund të arrijnë marrëveshje për një duel në vitin 2019, Finkel ka thënë: “Kjo varet prej tyre”.

Dueli i ardhshëm i Joshuas do të zhvillohet më 13 prill në Wembley, ndërsa Hearn ka thënë se ai është duke punuar që kundërshtari të jetë Wilder. /Telegrafi/

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Getty Images/Guliver)