Ballina Kulturë “Cities of Peace” rikthehet në Prishtinë

“Cities of Peace” rikthehet në Prishtinë

SHPËRNDAJE

Projekti “Cities of Peace”, e drejtuar nga Ellen Frank, është rikthyer në Prishtinë për të zhvilluar projektin pasuese, “The Honor City Gratitude”.

Përgjatë muajve maj dhe qershor 2018, në Muzeun e Kosovës kishte lindur piktura e derdhur në ari “Prishtina: The Flowering”, përmes së cilës shpërfaqet historia dhe ana kulturore e kryeqytetit të Kosovës. Ky projekt sjell në jetë historinë dhe kulturën e qyteteve botërore që kanë vuajtur nga konfliktet dhe traumat, dhe po ashtu lartëson rëndësinë e qyteteve dhe synon të parandalojë shkatërrimin e arritjeve kulturore të njerëzimit.

Më 12 shtator ka nisur “The Honor City Gratitude”, që mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Departamenti i Shtetit, që pikturën “Prishtina: The Flowering” e risjell në pjesë të punuara në ari në format më të vogël.

Projekti do të përfundojë më 24 tetor.

Prishtina është qyteti i parë në të cilin po implementohet “Qyteti i Nderit” që përmban gjithsej 10 punime.