Ballina Lajme BASHKIMI ME LUGINËN DO MUNDËSONTE NJOHJEN E KOSOVËS NGA VENDET E BE-SË

BASHKIMI ME LUGINËN DO MUNDËSONTE NJOHJEN E KOSOVËS NGA VENDET E BE-SË

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.

Presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kanë biseduar gjerë e gjatë për Luginën. “Pa dyshim se temë e diskutimit ishte mundësia e respektimit të vullnetit të për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës. Pa dyshim se unë e mbështes këtë vullnet”, theksoi Thaçi, duke shtuar se kjo do të mundësonte edhe njohjen  e Kosovës nga shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ai ka shtuar se qytetarët në Luginë vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit.

Presidenti ka thënë se nuk duhet ndjekur modelin  e  Palestinës të njohjeve, për lobim për njohje nga një shtetet veç e veç.

“Edhe kryeministri ju do dhe ju respekton (popullin e Luginës). Kam biseduar me kryeministrin”, tha Thaçi.

Sipas tij, Kosova nuk ka çka të bëjë më tepër për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Sefvdail Hyseni BKSH “Perspektiva” nga Lugina e Preshevës ka thënë se presidentit i kanë sjellë një plan ideor.

“Jeta në Luginë është në gjendje të rëndë sikur nën pushtetin e Millosheviçit. I kemi sjellë presidentit një plan se si të dilet nga ky qorrsokak. Ideja për korrigjimin e kufijve është e qëlluar. Kufijtë gjithsesi se duhet të korrigjohen”, tha ai.

Nexhmedin Saqipi koordinator, tha se inatet politike duhet të ndalen për korrigjimin e kufirit me Serbinë. Lugina e Preshevës ka kontribuar për Kosovën duke dhënë edhe dëshmorë.