Ballina Publicitet Publikohet “A Don Love?” nga Dafina Zeqiri dhe Noizy, dyshja shumë të...

Publikohet “A Don Love?” nga Dafina Zeqiri dhe Noizy, dyshja shumë të afërt në klipin sensual

SHPËRNDAJE

Noizy dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar projektin e shumëpritur “A Don Love?”. 

Ky projekt i paralajmëruar shumë kohë më parë dhe vetëm tani mori jetë.

Edhe Noizy edhe Duffye fillimisht publikuan projekte të ndara para bashkëpunimit.

Më pas xhiruan videoklipin e ri prej ku po dalin paralajmërimet e para e ku dyshja shihen afër.

Burime të afërta thonë se Noizy dhe Duffye janë më shumë se miq dhe raportin e tyre sensual e kanë bartur edhe në videoklip.

Kënga u punua nga BledBeats kurse video thuhet se u xhirua me një iPhone 8.

Kujtojmë se Dafina dhe ish i dashuri Jose u ndanë kohë më parë me këngëtaren që u hodh në krahë e reperit shqiptar menjëherë i cili më parë nuk ka hezituar edhe ta fyej.

Dafina dhe Noizy këngën e tyre e kishin përfunduar tash e sa kohë.  /Telegrafi/