Ballina Kuriozitet “RRUGA DREJT NËNTOKËS” – ZBULIMI I PABESUESHËM

“RRUGA DREJT NËNTOKËS” – ZBULIMI I PABESUESHËM

SHPËRNDAJE

Arkeologët kanë gjetur tunele dhe shpella sekrete në afërsi të kryeqytetit të Meksikës.

Kalimi nëntokësor dhe shpella në diametër rreth 15 metra janë gjetur rreth shtatë metra nën Piramida e Hënës, piramidës së dytë më të madhe në Meksikë, njoftoi Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë.

Veronica Ortega, drejtoreshë e projektit për ruajtjen e sheshit Plaza de la Luna, përkatësisht qendrës së kompleksit arkeologjik, shpjegoi se hapësira e zbuluar besohet të jetë e lidhur me ritualet dedikuar botës së nëndheshme që kryente populli i vjetër indian Tolteci, transmeton KosovaPress.

Kërkime të mëtejshme në shpellë, e cila besohet se përdorej si një dhomë ceremoniale, do të mundësojë zbulimin e lidhjes ndërmjet qytetit të vjetër me pjesët e tjera ku ka mbetje të qytetërimit para-kolumbian të Amerikës.

Piramida e Hënës u ndërtua në Teotihuacan, qendra më e madhe urbane e Amerikës Qendrore, përkatësisht Meksikës së Vjetër. Që nga themelimi i saj në shekullin e parë Para Erës së Re e deri te rënia pothuajse pas 700 vjetësh, Teotihuacan ishte qyteti më i madh në hemisferën perëndimore.

Nëpërmjet qytetit të lashtë kalon Avenyja e të Vdekurve, që shtrihet për më shumë se 16 kilometra. Në fund të rrugës veriore është e vendosur piramida e dytë më e madhe, ajo e  Hënës, në mes ndodhet Piramida e Diellit – ndërtesat më monumentale në Teotihuacan.