Ballina Aktuale Medvegja kërkon një përkujdesje më të madhe të përfaqësimit në KKSH

Medvegja kërkon një përkujdesje më të madhe të përfaqësimit në KKSH

SHPËRNDAJE

Sot, në Prishtinë, Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, pati kënaqësinë të takohet me bartësin e Listës së Grupimit të Qytetarëve nga radhët e Forumi ekonomik shqiptar në Serbi, Muharrem Salihu, me të cilin biseduan për rrjedhat e fushatës elektorale dhe zgjedhjet e reja, që do të mbahen në fund të kësaj jave, më 4 nëntor 2018.

Gjatë këtij takimi u dakorduan që Këshilli Kombëtar Shqiptar, në të ardhmen të depolitizohet, në mënyrë që misioni i tij të realizohet konform kompetencave që gëzon. Me këtë rast u përmend Medvegja e cila kërkon një përkujdesje më të madhe të përfaqësimit në këtë institucion të lartë politik e juridik, njofton jetapress