Ballina Aktuale Godet ashpër Amëza Shqiptare nga Vojvodina

Godet ashpër Amëza Shqiptare nga Vojvodina

SHPËRNDAJE

Reagim

 

Shpifjet denigruese nga disa individë të caktuar dhe mediume në Kosovë dhe në krahun e saj lindor, në Luginë të Preshevës, gjatë heshtjes zgjedhore për Këshill Kombëtar, paraqesin linçin më të pashembullt në historinë njerëzore kundër drejtuesit të Amëzës shqiptare në Vojvodinë, të parit të saj Demo Berisha.

Kjo aferë e shfrenuar mediale kundër Demo Berishës, në procesin zgjedhor për Këshill Kombëtar në Luginë të Preshevës, të motivuar e stimuluar nga qarqe të caktuara, jo vetëm që ka prekur dhe cenuara personalitetin e kryetarit të Amzës Shqiptare në Novi Sad, por edhe ka dëmtuar dhe degraduar imazhin e Listës së grupimit qytetar Forumi ekonomik shqiptar në Serbi, duke ndikuar negativisht në rezultatet zgjedhore të saj.

Emisioni special në lajmet qendrore të Radiotelevizionit të Kosovës një natë para fillimit të procesit zgjedhor për Këshill Kombëtar në Luginë të Preshevës, pastaj edhe shkrimet e tjera, që vërshuan këtyre ditëve, kundër njërit nga anëtarët e Listës së Listës së grupimit qytetar Forumi ekonomik shqiptar në Serbi, tregon fytyrën e vërtetë të politikës partiake, e cila nuk duron konkurrencën e shoqërisë civile, duke mos kursyer mjetet e metodat për të mbetur në pushtetin local e nacional.

Në vendet me demokraci të zhvilluar thyerja e heshtjes zgjedhore qoftë nga institucionet, qoftë nga individë të caktuar, do të pasonte me gjobitje e forma të tjera sanksionuese, për t’i mbushur mend ata që shërbehen me akuza e fyerje banale në llogari të atyre, të cilët qëndrojnë në krye të organizatave të ndryshme shoqëroro-politike.

Nëse Demo Berisha, paska qenë në shërbimin ushtarak në ish armatën Jugosllave, nëpër dyert e së cilës kanë kaluar shumë ushtarë dhe ushtarak shqiptarë të Kosovës dhe viset etnike, nuk do të thotë se ai qenë kundër popullit shqiptar.

Nëse Demo Berisha, paska vendosur të jetoj në Vojvodinë, kryesisht në kryeqytetin e saj në Novi Sad, ku jetojnë me mijëra shqiptarë në nga rrethe të ndryshme të Kosovës, nuk do të thotë se ai është kundër atdheut të tij.

Nëse Demo Berisha, si një ish ushtarak, merret me organizime shoqërore në vendin ku jeton dhe vepron, duke llogaritur Amzën Shqiptare dhe kandidimin e tij për participim në Këshillin Kombëtar Shqiptar, nuk do  të thotë se ai është i dëmshëm për shqiptarët në Serbi.

Po kush tjetër si Demo Berisha, për shumë vite me radhë arriti t’i organizojnë shqiptarët si komunitet në Vojvodinë, që nuk janë të vogël në numër ta ruaj gjuhën, zakonet dhe traditën shqiptare.

Serbia, si disa shtete të tjera, akoma nuk e ka miratuar Ligji i Lustracionit, për t’i hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit gjatë kohës së sundimit të Millosheviqit dhe pasuesve të tij, për të kuptuar se sa shqiptarë kanë qenë të involvuar në këto resorë famëkeq.

Prandaj, shkrimet e tilla degraduese si ato jo vetëm kundër Demo Berishës, paraqesin nivelin e ulët të mjerimit tonë politik, të asaj klase politike, e cila duke u ushqyer me kualifikime të tille e duke përbaltur personalitetet konkurrente, mundohen të dominojnë në pushtetet fiktive, për t’i mbuluar maskarallëqet e tyre që dikur ata vetë u kanë thur lavde dhe mirënjohje Millosheviqit dhe bashkëshortes së tij Mira Markoviqit, të ndjekur nga Gjykata e Hagës për krime lufte kundër njerëzimit.

Kjo zhurmëri propaganduese  e nivelit të ulët pseudo-politik e pseudo- intelektual, le t’ju shërbej për nder gjithë atyre, që e kanë bërë stil të jetës sharjen, fyerjen dhe akuzat, për të përfituar poena të lirë politikë, thuhet në reagimin e Amëzës Shqiptare nga Vojvodina, me seli në Novi Sad.