Ballina Lajme Nga Vendi Komisioni Zgjedhor Republikan, shpall zgjedhjet përfundimtare për Këshillat Kombëtare në Serbi

Komisioni Zgjedhor Republikan, shpall zgjedhjet përfundimtare për Këshillat Kombëtare në Serbi

SHPËRNDAJE

Dje, në orët e vona të pas ditës, Komisioni Republikan Zgjedhor, ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e Këshillave të pakicave kombëtare në Serbi, të zhvilluara, më 4 nëntor, të këtij viti.

Në bazë të këtyre rezultateve del se për Këshillin Kombëtar Shqiptar kanë votuar gjithsej 14.247 votues nga 36.456 sish sa ishin të paraparë të votonin nga lista e posaçme zgjedhore.

Në ballë të atyre që prijnë për fitore është Lista e Partisë për Veprim Demokratik, me kandidatin e saj për kryetar të KKSH, Ragmi Mustafa, i cili ka fituar 4719 vota dhe do të ketë 6 këshilltarë.

E dyta me radhë është Lista Alternativa për Ndryshim, në krye me Arbër Pajazitin, i cili ka marrë 3.723 vota dhe do të ketë 4 këshilltarë, pastaj Lista e Partisë Demokratike Shqiptare, të prirë nga Enver Mehmeti, me 1725 vota, Partia Demokratike, të kryesuar me Sali Salihun me 2358 vota do të kenë nga 2 këshilltarë dhe Lëvizja për Reforma-PDSH, me Sami Salihun, do të ketë një këshilltarë me 1223 vota.

Në këtë garë zgjedhore nga Lista e Grupimit të Qytetarëve Forumi ekonomik shqiptar me Muharrem Salihun, bartës i Listës, nuk arriti të siguroj numrin e nevojshëm të votave për t’u bërë pjesë e qeverisjes së ardhshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar, njofton Jetapress