Ballina Publicitet Luana pozon e veshur kuq e zi dhe me plis në kokë...

Luana pozon e veshur kuq e zi dhe me plis në kokë për 28 nëntor

SHPËRNDAJE

Bukuroshja Luana Vjollca këtë të shtunë do të sjellë një edicion special të emisionit të saj “Shiko kush luan”.

Me rastin e festës së 28 nëntorit, ajo ka organizuar një edicion të veçantë nën ngjyrat kuq e zi.

Për këtë gjë ajo madje ka lyer edhe flokët e saj në ngjyrën e kuqe.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Luana shfaqet mjaft atraktive si flokëkuqe, ndërsa mban të veshur një fustan të zi.

Ndërkohë në kokë ajo ka vënë një plis, në të cilin është e vizatuar stema e shqiponjës.

Bukuroshja në pozën e saj nuk ka nguruar të bëjë shqiponjën edhe me duar, duke shfaqur në këtë mënyrë ndjenjat e saj të patriotizmit.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat e saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve edhe i kanë uruar prezantueses festën e 28 nëntorit. /Telegrafi/