Ballina Lajme Kosova e Shqipëria së shpejti pa asnjë taksë

Kosova e Shqipëria së shpejti pa asnjë taksë

SHPËRNDAJE

Qyteti perëndimor i Kosovës do të jetë vendi i takimit në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës e Shqipërisë. Pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të romingut.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më taksë.

“Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë! Urime!”, ka shkruar Bytyqi në faqen e tij në “Facebook”.